Sot përfundoi punëtoria tre ditore PODIUM, e mbajtur në Gjilan, në shtëpinë e rinisë.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani ndau çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit në punëtori, pastaj nga të rinjët u prezantuan tetë (8) projekte inovative.
Juria e përbërë nga tre anëtarët, përzgjodhi projektet më të mira.
Juria:
Deniza Limani-DKRS
Vlora Shabiu-Ipko Fonduation
Rrezarta Jakupi-T-Consultating
Katër (4) projektet më inovative të cilat janë sipas titujve :
- Paragjykimet
- Ndotja e mjedisit
- Dukurite negative
- Shëndeti mendor
Secili nga këto projekte ka grupin e vetë të të rinjve të cilët prezantuan në mënyrën më të mirë projektet e tyre.
Gjithashtu sipas agjentës së përcaktuar me datën 17/12/2019 do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kryetarit të komunës, Lutfi Haziri dhe shefit të zyrës për Kosovë të Organizatës Ndërkombëtare UNICEF.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar që projekte dhe programe inovative të sjellim në komunën tanë për të mirën e të rinjve.