Mbyllen qendrat e votimit në pjesen veriore, pasiqë turma të serbëve lokal kanë hyrë në shkollën “Shën Sava” dhe në shkollën teknike me dhunë, duke i përzënë dhe kërcenuar komisionerët dhe stafin ndërkombëtar.
Materiali zgjedhor nuk dihet nëse ka mbetur brenda apo jo, sidoqoftë forca të mëdha policore të njesive speciale të Euleksit kanë hyrë në këto shkolla, ndërsa nuk ka të arrestuar, transmeton indeksonline.
Kjo vjen pas një dite relativisht të qetë në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa ata që sulmuan vendvotimet, njihen si pjestarë të së ashtuquajturës “ Mbrojtjes Civile”.
Akoma nuk kemi konfirmim zyrtar për atë sde cfarë është duke ndodhur, pasiqë ekipi i Indeksonline u tërhoq nga veriu, ngase nga dy raste të ndara u sulmua.
Përmbi Mitrovicë janë duke qarkulluar edhe helikopter, ndëresa në të gjitha hyrje-daljet janë vendosur forca speciale me autoblinda.