Superliga ka vazhduar me javën e 15-të, dhe këtë të shtunë po zhvillohen dy nga ndeshjet derbi.
Në Drenas po takohen Feronikeli dhe Drita, në “Rexhep Rexhpi”, ndeshje në të cilën nuk u shënua asnjë gol në 45 minutat e parë.
Ky takim nuk është se krijoji ndonjë lojë të bukur, apo rast shënimi, ndërsa është vërejtur një tension në fushë.
Dy lojtarë të Dritës, Bujar Shabani dhe Liridon Leci janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Në anën tjetër, gola janë shënuar në Podujevë. Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, po përballen Llapi me Prishtinën, ndërsa kryeqytetasit ishin bindshëm më të mirë në pjesën e parë, duke shënuar dy gola.
Golat u shënuan nga Endrit Krasniqi dhe Ahmet Haliti të Prishtinës.