Derbi i xhiros së 12-të në Superligë mes rivalëve të vjetër Dritës dhe Prishtinës u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0), shkruan 2LONLINE.com.
Ndeshja pati dinamikë në fushë, pasi skuadrat nga fillimi kërkonin fitoren dhe tentonin të krijonin raste shënimi. Në pjesën e parë dominuan vendasit, duke rrezikuar portën kundërshtare me mundësi shënimi nga Astrit Fazliu e Xhevdet Shabani në krah.
Por, Drita nuk arriti t’i ndryshoj shifrat as pas minutës së 17-të, kur nga penalltia nuk shënoi Erjon Vucaj.
Derisa, pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër presionit të futbollistëve të Dritës, Drita ishte më e zbehtë në pjesën e dytë.
Prishtina krijoji rastet e veta dhe deri në fund të takimit as nuk shënuan, por as nuk lëshuan pe në mbrojtje. Në fund, skuadrat u ndanë në paqe me nga një pikë të fituar dhe duke ruajtur pozitat e mëparshme.
Fitore tejet të rëndësishme regjistroi Drenica në derbin ndaj Feronikelit, ku futbollisti Argjend Malaj realizoi autogol në minutën e 90-të. (1:0).
Bindës ishte Llapi ndaj Trepçës ’89 që regjistron fitoren e dytë sezonale (5:0)./2LONLINE.com/.