DYLON

Kryetari i Vitisë vizitoi Kabashin për të parë nga afër projektet që po realizohen

Kryetari i Vitisë vizitoi Kabashin për të parë nga afër projektet që po realizohen
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Kabash të Vitisë, për të parë punimet e ndryshme që janë kryer dhe po kryhen në këtë lokalitet.

Me këtë rast ai ka vizituar vendpunimet në rregullimin e kanalizimit në rrugën “Hasan Kabashi” por edhe punimet në rregullimin dhe pastrimin e një sheshi, hapjes dhe pastrimit të një përroske si dhe të rregullimit të fushës sportive.

Gjithashtu në lokalitet pritet të vendosen anësoret mbrojtëse në disa ura.

EkoHigjiena

Përndryshe ditë më parë në Kabash të Vitisë janë rregulluar edhe dy sheshe.

“Gjatë kësaj vizite banorët e këtij lokaliteti kanë falënderuar kryetarin Haliti për punët e shumta që janë bërë edhe po bëhen në Kabash duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishme për ta, thuhet në njoftimin e Komunës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.