Tri ndeshjet e xhiros së nëntë në Superligë kanë sjellur rezultate interesante, duke dëshmuar për rivalitet dhe garë të fortë në këtë edicion, shkruan 2LONLINE.com.
Fillimisht, Ballkani e ka mposhtur 2-1 Prishtinën në kryendeshjen e javës së nëntë në një përmbysje sensacionale, duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes nga Mevlan Zeka.
Në dy ndeshjet tjera që u luajtën sot, Gjilani dhe Drenica arritën që të fitonin nga 3 pikë. SC Gjilani e mposhti Besën me rezultat 1-0, derisa Drenica fitoi me rezultat 2-1 ndaj Trepçës ’89.
Kjo është gjendja tabelare: