Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinaliste të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, gjersa dy skuadra u eliminuan. SC Gjilani përfundon ‘ëndrrën’ në këtë fazë, pasi u eliminua nga KF Drenica me rezultat 2:1.
“Kuqezinjtë” kanë realizuar dy gola në vazhdimet e ndeshjes, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Hasan Hyseni dhe Genc Hamiti realizuan për skuadrën nga Skenderaj, derisa Fiton Hajdari për gjilanasit.
Kujtojmë që Gjilani luajti me një lojtarë më pak nga minuta e 60-të e ndeshjes pasi që mbrojtësi Franc Veliu u ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të çerekfinales, skuadra e Prishtinës triumfoi me lehtësi përballë ‘njomakëve’ të FC Vushtrrisë. Otto John me dy gola, Endrit Krasniqi dhe Ergyn Ahmeti realizuan nga një tjetër për skuadrën kryeqytetase.