DYLON

Pas eliminimit flet trajneri i SC Gjilanit, “ëndrra evropiane vazhdon”

Pas eliminimit flet trajneri i SC Gjilanit, “ëndrra evropiane vazhdon”
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilani që nga fillimi i edicionit kishte synim triumfin ne Kupen e Kosoves dhe pse jo edhe titullin kampion. Por, rrugëtimi i ‘kuqebardhëve’ ndalon në fazën e çerekfinales te Kupes, pasi që eleminohen nga Drenica.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Gentjan Mezani e pranon se kanë dështuar të realizojnë këtë objektiv, teksa flet edhe për arsyet që dërguan në këtë eleminim kaq të hershëm.

“Drenica është një skuadër e mirë dhe kemi ditur që do të jetë një ndeshje e veshtirë, megjithëse ne kishim ardhur për të fituar, pasi që Kupa ishte një objektiv i yni”, deklaroi fillimisht Gentjan Mezani.

EkoHigjiena

“Dalja me karton të kuq te Veliu ishte pozitive për ne, pasi që krijuam më shumë. Një gabim i portierit na ka penalizuar shumë dhe kjo nuk është hera e parë që na ndodh. Ishte një ndeshje e falur sot, pasi që nuk kishim qartësinë pranë portës”.

Ai ka shtuar më tej se Evropa është një objektiv për ‘kuqebardhët’ që duhet ta realizojnë deri në fundin e këtij edicioni.

“Objektiv kemi Evropën dhe kupa ishte primare, sepse rruga ishte më e shkurtër. Tani ne duhet të bëjme më shumë sakrificë. Duhet të fokusohemi te kampionati dhe të gabojmë sa më pak për të arritur objektivat e mbetur”, përfundoi Mezani.

Në javën e ardhshme Gjilanin e pret një tjetër sfidë e vështirë, pasi që do të përballet me Dritën në kuadër të javës së 18-të të Superligës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.