Kosova i ka mbyllur me plot sukses Lojërat Evropiane, të cilat u mbajtën nga 21 deri më 30 qershor në Bjellorusi. Kosova u përfaqësua me 12 garues në “Minsk 2019” në sportet si xhudoja, karateja, boksi, pingpongu e shigjetaria.
Edhe këtë herë, Kosovës ia zbardhi fytyrën xhudoja. Ky sport luftarak ia solli vendit tri medalje, me të cilat e mbylli këtë garë prestigjioze.
Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë, Nora Gjakova të argjendtën në 57 kilogramë dhe Loriana Kuka të bronztën në 78 kilogramë.