Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 6-të në Ipko Superligë. Fc Drita dhe Trepçën’89 kanë barazuar 1:1 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Goli i Trepcës erdhi në minutën e 27-të nga Arb Manaj, kur gabimi i portierit, Tofilovskit i kushtoi Dritës.
Shifrat mbetën të pandryshuara, edhe për kundër rasteve të krijuara sidomos nga vendasit të cilët ishin në disavantazh nga pjesa e parë.
Para qindra shikuesve sa ishin mbledhur për ta parë klubin e zemrës këtë të dielë, Drita nuk arriti të shënoj me anë të Fortunados, i cili shpërdoroi dy raste të mira para portës.
Megjithatë, braziliani Fortunado ‘e lau’ disi veten me golin e barazimit në minutat shtesë të takimit.
Ky barazim i ka kushtuar Dritës me humbjen e pozitës së dytë, pasi aty u ngjit Feronikeli me 12 pikë, ndërsa tani Drita është e treta me 11 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Feronikeli ka shënuar fitore si mysafir në Klinë në përballje me Dukagjinin, me shifrat 2:0.
Ndeshja e tretë e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, ku takohen Prishtina dhe Gjilani.