“Nga një milion e 500 mijë euro, sa ka qenë planifikimi i të hyrave vetjake për këtë periudhë, deri më tani janë arkëtuar mbi një milion e 400 mijë euro”, ka thënë Nuhiu..
Ai shprehet se të hyrat më të mëdha në arkën e komunës vijnë nga sektori i tatimit në pronë. Nga 425 mijë euro, sa janë të planifikuara të arkëtohen në këtë gjashtëmujor nga ky obligim, janë realizuar 440 mijë euro, ose për 1. 4 për qind mbi parashikimet.
Në rritjen e shkallës së arkëtimit të obligimeve nga qytetarët, sipas Nuhiut, kanë kontribuar edhe qytetarët gjilanas me punë të përkohshme në botën e jashtme, të cilët në këtë kohë kthehen për pushime në vendlindje.
Por, sipas tij, ka edhe persona, të cilët iu shmangen obligimeve të veta, derisa nuk kanë nevojë të marrin ndonjë shërbim në komunë, që është i kushtëzuar me pagesën e tatimit./2lonline/