Geraldo Bajrami u bashkua me Shqipërinë U21 pak kohë më parë duke treguar se është një afrim me shumë vlera për të ardhmen e Shqipërisë.
Mbrojtësi 20-vjeçar aktivizohej me të rinjtë e Birmingham në kampionatin anglez, ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme dhe e veçantë për të.
Talenti i Shpresave ka debutuar me ekipin e parë dhe për më tepër në derbin e qytetit kundër Uest Bromuiç në Championship.
Bajrami e nisi si titullar duke u vënë ne qendër të mbrojtjes dhe ishte një nga më të dalluarit megjithëse skuadra e tij u mund me rezultatin 2-3.
Paraqitja e 20-vjeçarit është vlerësuar pozitivisht edhe nga trajneri Pep Klotet.