FC Drita, ka bërë me dije se Përparim Islami i njohur me pseudonimin Rruki është afrimi i parë i bardhë e kaltërve për këtë vit.
“Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përndryshe, Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik, njofton FC Drita.
Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.