Mbrëmë u hap PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, që këtë vit po shënon edicionin e 14-të.
Ky vit e gjen festivalin me një boshllëk të madh, pa të parën e tij, të ndjerën Vjosa Berisha. Ky edicion i dedikohet kujtimit të saj dhe gjithë përpjekjeve të saja për ngritjen e nivelit të kinematografisë në Kosovë.
Hapja e festivalit u bë me filmin “Vera andrron detin” me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe producent Shkumbin Istrefi, ndërsa pjesëmarrësit ishin të shumtë.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.
PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar, pasi që përveç që sjell kualitetin kinematografik botëror në ekranet e Prishtinës, gjithashtu ndihmon në kultivimin e kinematografisë vendore duke ndihmuar filmbërësit të marrin fillimet e mbara në projektet e mëdha filmike të cilat shpesh po përfundojnë në festivalet më të mëdha botërore. /2LONLINE/