Sylejmani tërheqë paralele mes Gjilanit dhe Prishtinës për çështjen e arsimit

Sylejmani tërheqë paralele mes Gjilanit dhe Prishtinës për çështjen e arsimit

Fehmi Sylejmani anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt ky opozitar në Gjilan, ka tërhequr paralele mes kësaj komune dhe komunës së Prishtinës e cila qeveriset nga Vetëvendosje, për çështjen e arsimit ku, sipas tij, ka dallime të dukshme pasi derisa në Prishtinë po ka investime të dukshme ato po mungojnë në Gjilan.

“Gjatë vitit 2016 në komunën e Prishtinës janë ndërtuar kënde të leximit edhe në 14 shkolla tjera, nga 12 sa fillimisht janë ndërtuar në vitin 2015, ndërkaq për vitin 2017 në procedurë të prokurimit janë edhe 33 shkolla për ndërtim të këndeve të leximit. Për vitet 2015 dhe 2016 janë dhuruar 19000 libra për këto shkolla. Gjatë vitit 2016 janë shpërndarë 90 kompjuterë, 60 llaptopë dhe 30 projektorë në 28 institucione arsimore. Ndërsa sa i përket kabineteve mësimore për lëndët kimi, biologji dhe fizikë në tri vjetët e fundit janë pajisur 32 shkolla me 102 kabinete”, ka thënë Sylejmani, shkruan 2LONLINE.

Sipas tij, në komunën e Gjilanit tashmë jemi në vitin e fundit të kësaj qeverisje dhe nuk kemi asnjë investim të këtyre llojeve, sepse nuk kemi në radhë të parë qeverisje të drejtë dhe të aftë, si kundër nuk kemi plan dhe vizion të tillë.

“Është mirë që këtë investim të komunës së Prishtinës ta shohin në radhë të parë të gjithë mësimdhënësit gjilanas, por edhe qytetarët dhe të bëjnë një krahasim tejet të lehtë dhe të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, thotë tutje Sylejmani, që edhe në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka ngritur çështje të ndryshme të arsimit, që sipas tij,  duhet ndryshuar në të mirë të procesit arsimor.

Sipas tij është premtuar jashtëzakonisht shumë nga pushteti aktual në Gjilan se do të ketë arsim cilësor, mirëpo faktet reale po dëshmojnë krejt të kundërtën.

“Nëse dëshirojmë arsim cilësor, e jo siç po vazhdon të jetë degradim i skajshëm, kushte më të mira për punë, respektim të plotë të dispozitave ligjore, larg duart e politikës nga sktori i arsimit, projekte dhe plane të mirëfillta arsimore, kjo arrihet vetëm me një qeverisje të drejtë, parimore, të aftë profesionalisht dhe vizionare. Pra, ka dallime te dukshme” ,ka thënë Fehmi Sylejmani,njohës i mirë i sferës së arsimit, njëherësh edhe kryetrajner republikan për kurikulën e re të Kosovës në fushën e matematikës.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE