George Bown, peshonte vetëm 500 gram ditën që erdhi në jetë dhe menjëherë mjekët e lidhën direkt me aparaturat që do ta ndihmonin për të mbijetuar.
Ky vogëlush i shpëtoi pesë herë vdekjes pasi u sëmur me meningjit dhe sepsis.
Në këto pesë raste mjekët e paralajmëruan nënën e tij, Hanna Rose, se fëmija i saj mund të ndërronte jetë pasi që ishte infektuar katër herë.
Ky rast sipas specialistëve ndodh rrallë, një herë në një milion raste.
George luftoi shumë për jetën e tij dhe tani ndodhet në shtëpi me peshën trupore që i ka shkuar në 2.7 kilogramë.