Sinan Sadiku, përgjegjës i Zyrës Komunale për Punësim ka konfirmuar se në këtë qendër janëtë evidentuar mbi 7500 persona presin për një vend pune, kurse numri i të punëve mund të jetë edhe më i madh, ngase ka të atillë që asnjëherë nuk janë regjistruar në qendrën për punësim.
Përndryshe, Sadiku, ka pohuar se kjo zyrë ka ndërmjetësuar në 116 raste të punësimit edhe atë kryesisht në ndërmarrje me biznes privat, kurse vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka pasur 438 punëkërkues të rinj.
“Punë më së shumti vazhdojnë të kërkojnë të pakualifikuarit dhe raste të tilla janë mbi 4 mijë 500, me kualifikim të mesëm punë kërkojnë rreth 2 mijë 000 persona, gjysmë të kualifikuar janë 170 punëkërkues, derisa ka të papunë edhe me diplomë fakulteti janë të lajmëruar 61 punëkërkues”, ka thënë Sadiku.
Ai tha se Zyra Komunale për Punësim në Kamenicë, ka qenë fatlume për 60 persona, të cilët me punë të përkohshme në kohëzgjatje prej tre muajve janë bërë falë dy projekteve të organizatave UNDP dhe KOSVET../2lonline/