(2LONLINE) – “Nisma për Kosovën” Dega në Gjilan ka mbajtur të premten një takimi mobilizues të të rinjve me ç’rast morën pjesë mbi 100 të reja dhe të rinj .
“Qëllimi i këtij takimi ishte me karakter mobilizues për të gjithë të rinjtë e komunës. Pasi tani Gjilani është një qytet universitar dhe ka nevojë shumë më shumë që të organizohet jeta e tyre kulturore dhe të njihen me zhvillimet aktuale të shoqërisë sonë në prag të këtyre zgjedhjeve që tani edhe zyrtarisht janë shpallur”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Zyra për Infromim e Nisma-s së Gjilanit.
Më tej thuhet se Nisma e Gjilanit është pritur dhe ka gjetur mbështetje të gjerë e kjo u tregua edhe në këtë takim mobilizues të të rinjve të cilët po shfaqin interesim t’i bashkëngjiten dhe të japin kontributin që të jenë pjesë e këtij subjekti, që do të jetë nismëtare e shumë zhvillimeve të ardhshme të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës .
Përndryshe, në këtë takim morën pjesë edhe kreu i Nismës në Gjilan ,Bajram Hasani, pastaj Edona Pajaziti, koordinatore e të rinjve për Degën e Gjilanit e cila ditë më parë është zgjedhur në këtë detyrë si dhe Anila Tusha, anëtare e Këshillit Nismëtar për Gjilan e përfaqësues të tjerë të këtij subjekti. /2lonline/