Kolegji penali i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, refuzoi si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të tëpandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra,kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 11.10.2014.
Personat në fjalë dyshohen për një serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.
Nisur nga kjo Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre,siç parasheh neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.