Vazhdon mbajtja e aktiviteteve të organizuara për Manifestimin Tradicional “Epopeja e UÇK-së”, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës.
Turniri në Streetball ka bërë bashkë gjithsej shtatë ekipe nga Kamenica, për të garuar për të zgjedhur më të mirin në këtë sport.
Në këtë garë të realizuar sot fitues është shpallur ekipi “Drita”, kurse në vendin e dytë është radhitur ekipi “Kamenica”.
Në kuadër të agjendës zyrtare, aktivitetet do të vazhdojnë edhe nesër, për të përmbyllur këtë manifestim tradicional. /2LONLINE/