Sot me 27 shtator 2019, Policia e Kosovës, Sektori për Dhunë në Familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë dhe Sektorit për Bashkëpunim me Forumet e Sigurisë, Divizioni i Sigurisë Publike, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi,”Vrojtuesit e Lagjes “, në Viti, Pozheran dhe Smirë, në bashkëpunim edhe me ICITAP –in, programi për sigurinë në bashkësi, Komunën e Vitisë, Drejtorinë e Arsimit, Stacioni Policoc dhe Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, ka implementuar organizimin e tryezës të rrumbullakët në temën “Dhuna në familje”.
Kështu iu është mundësuar komunitetit përkatës për të adresuar çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe si duhet kanalizuar ato çështje për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdisuar njerëzit për rreziqet që sjell ky fenomen.
Kjo tryezë u mbajt në shkollën e mesme “Jonuz Zejnullahu” në prezencë të një numri të konsiderueshëm të të pranishmit, që e përcollën takimin duke qenë aktiv në diskutime dhe interesim.
Policia e Kosovës bashkë partnerët relevant punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë.