DYLON

“Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku” konfirmuan fuqishëm besëlidhjen për Vjosa Osmanin dhe ekipin e LDK’së

“Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku” konfirmuan fuqishëm besëlidhjen për Vjosa Osmanin dhe ekipin e LDK’së
Avatar photo Redaksia

Përmes një tubimi madhështor të organizuar të premten nga tri nëndegët e LDK’së në Gjilan, “Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku”, u rikonfirmuar fuqishëm besëlidhja për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe kanditatët për deputë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili ka folur për në emër të kryetarit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar tri nëndegët për mobilizimin dhe angazhimin e madh në terren, ka thënë se se ky tubim madhështor është konfirmim i firores së madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, për të vazhduar me mesazhet e pesëshes së Gjilanit.

“Jemi këtu në emër të besës dhe një thirrje të re, me kryeministren Vjosa Osmani e cila bazament të punës e ka familjen. Duke besuar që ju, rugovista, do ta sillni fitoren, ne besojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e ndritur. Qëndroni dinjitetshëm që ta bëjmë ndryshimin. Faleminderit shumë për besimin“, ka deklaruar para të pranishmëve kandidatja me numër 6, Lirije Kajtazi.

EkoHigjiena

“Gjilani gjithëmonë e ka mbojtë presidentin Rugova dhe dolëm faqebardhë dhe fitimtar. Deri më 6 tetor, Gjilani dhe e gjithë Kosova, e ka një mision, ta bëjmë ndryshimin e madh. LDK e ka këtë potencial, dhe mund t’ia kthej demokracinë që ua kemi borxh qytetarëve. Nuk do të lejojmë që të tjerët ta plaçkisin buxhetin e popullit. Faleminderit shumë”, u shpreh nga ana e tij, kandidati Fatmir Rexhepi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 20.

“Ju lus secilit prej jush që të angazhoheni për ta bërë punën e madhe, në mnëyrë që LDK të dalë fituese e madhe e zgjedhjeve. Arsyeja është që një nënë, një profesioniste, e një profesoreshë, zonja Vjosa Osmani është në krye të listës sonë dhe unë jam e lumtur që jam pjesë e kësaj liste, e cila është larg më e mira nga të gjithë. Shihemi në fitoren e madhe”, ka thënë kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila mban numrin 21.

“Në Gjilan, si LDK, do të dalim shumë më mirë në këto zgjedhje. Gjilani nuk iu beson atyre që po thonë se e luftojnë korrupsionin. Por, ne besojmë që do ta kemi besimin tuaj më 6 tetor në mënyrë që ne të jemi zëri juaj në Kuvendin e Republikës. Faleminderit shume”, tha kandidati për deputet, Imet Rrahmani, i cili mban numrin 35.

“Besoj fuqishëm që ashtu qysh nuk jeni ndarë lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, nuk do t’i ndaheni edhe në tetë ditët e ardhshme. Vjosa dhe ekipi i saj, do të krijojë një shtet në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetarit. Pra, këtë gurthemel që e kemi ndërtuar, duhet ta bëjmë kala për të mirën e fëmijëve tanë. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e madhe”, është shprehur kandidati Faton Bislimi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 44.

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Nevzad Rushiti, i cili pohoi se po punojnë derë më derë 24 orë, për të mos ua lënë asnjë votë kundërshtarëve.

e sponosrizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.