Nën organizimin e OSBE-së është mbajtur trajnimi “Raportimi i gjykimit të simuluar” me gazetarë dhe me studentë të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.
Fillimisht, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka njoftuar të pranishmit për strukturën e Gjykatës, punën dhe sfidat që ballafaqohet ky institucion.
Pas prezantimit të shkurtër nga Kryetari Azizi, është mbajtur një ligjëratë nga Flutura Kusari, eksperte e të drejtës së medias.
Fillimisht ajo ka paraqitur një pasqyrë për sistemin e drejtësisë penale në Kosovës, evoluimin e gjykatave, integrimin, profesionalizmin, si dhe ngarkesën me lëndë.
Kusari ka theksuar rëndësinë e dispozitave të Kodit të Etikës Gazetareske para publikimit të ngjarjeve në media që lidhen me Gjykatën.
Më pas është mbajtur një gjykim i simuluar nga një trup gjykues, së bashku me prokurorin, avokatin mbrojtës, gazetarët dhe publikun.