DYLON

Kamenicë: Nis implementimi i projektit për asfaltimin e rrugës te palestra sportive

Kamenicë: Nis implementimi i projektit për asfaltimin e rrugës te palestra sportive
Avatar photo Redaksia

Ka filluar implementimi i projektit “Asfaltimi i rrugës te posta dhe platoja para palestrës së sporteve në Kamenicë”.

Ky projekt i financuar nga komuna parasheh rregullimin e rrugës kryesore në afërsi të postës dhe platosë para palestrës së sporteve.

Pjesa hyrëse në oborrin e palestrës nga ana e rrugës kryesore do të jetë e mbyllur për automjete sepse do t’u lihet me shumë hapësirë këmbësorëve dhe shikuesve të ndeshjeve sportive, ndërkaq pjesa tjetër nga ana e rrugës qarkore buzë lumit, do të jetë e dedikuar vetëm për parking të veturave.

EkoHigjiena

Menaxheri i projektit Leotrim Spahiu tha se punët ja duke shkuar sipas planit dhe pritet që punimet të kryhen shumë shpejt.

Ky projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës kapë vlerën prej rreth 24 mijë eurosh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.