Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin me qytetarë për punën e ekzekutivit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtorët e Drejtorive Komunale, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, zyrtarë të tjerë komunalë, qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, në këtë takim ka prezantuar punën e ekzekutivit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Ai prezantoi projektet të cilat janë realizuar deri më tani dhe ato të cilat janë në procedurë.
“Të gjitha këto punë i filluam duke parë nevojat e qytetarëve të Kamenicës. U përkushtuam që të prekim secilën lagje. Dua ta ritheksoj se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 do të ketë më shumë punë për të bërë, por që na nevojitet ndihma juaj për të parë se cilat janë gjërat më me prioritet për ju. Ju jeni ata që do t’i listoni këto gjëra, e neve na mbetet të punojmë deri në realizimin e tyre”, shtoi Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/