DYLON

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha vizitoi tre policët që ishin kidnapuar me 14 qershor, tani më të liruar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha vizitoi tre policët që ishin kidnapuar me 14 qershor, tani më të liruar
Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit z. Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e PK-së, të cilët ishin të kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor.

Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre.

Drejtori i përgjithshëm së bashku me manaxhmentin e PK-së që vizituan policët, ndër të tjera u ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për ta dhe presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit e qytetarëve pa dallim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.