Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin publik me qytetarë për punën e ekzekutivit për 6-mujorin e parë të vitit 2024.
I pari i komunës këtë takim e ka hapur duke prezantuar punët e bëra në këtë 6-mujorsh.
Ai ka thënë se edhe ky 6 mujor karakterizohet me llogaridhënie, investime ne infrastrukturë, subvencione dhe skema sociale, politikë-bërje.
“Për 31 muaj qeverisje kemi 41 zotime të përfunduara, 12 zotime të filluara dhe 3 të pafilluara nga gjithësej 56 zotime. Mirëpo ne kemi bërë shumë më shumë punë sesa zotimet. Ne do të vazhdojmë të sjellim edhe më shumë sesa këto zotime të dhëna”, ka thënë ai.
Kryetari Rahimaj ka folur për investimet në ujin e pijshëm të cilat kapin vlerë prej 1.2 milion Euro, pastaj asfaltimi e rrugëve të brezit kufitar në vlere 13.1 milion Euro, rrugët e ndërtuara në bashkëpunim me MMPHI-në në vlerë mbi 1 milion Euro.
Në këtë takim nga i pari i komunës janë prezantuar edhe investimet tjera si në ndërtimin e vend-parkingjeve dhe parkut të lojërave në vlerë 149,981 milion Euro, ndërtimin e kolektorit në Koretin në vlerë mbi 331 milion Euro, ndërtimi i Stadiumit të Atletikës në Novosellë në vlerë mbi 263 milion Euro, ndërtimi i urës metalike në Koretin në vlerë mbi 81 milion Euro, ndërtimin e trotuatreve të reja në vlerë mbi 216 milion Euro, rinovimin e shkollave në vlerë mbi 160 milion Euro, terrene të reja sportive në vlerë mbi 103 milion Euro, fillimi i punimeve për unazën e qytetit në vlerë mbi 980 milion Euro, zgjidhja e problemit me qentë endacak në vlerë mbi 19 milion Euro, ndërtimi i Parkut të Aventurave në vlerë mbi 280 milion Euro, përurimi i punimeve të bëra në QPS në vlerë prej 117 milion Euro.
Mirëpo nuk ishin vetëm investimet kapitale punët të cilat prezantoi Kryetari Rahimaj, pasi që gjatë këtij takimi ai ka prezantuar edhe investimet aktive të cilat janë në vlerë mbi 32 milion Euro.
Kryetari Rahimaj ka prezantuar edhe subvencionet dhe skemat sociale, ku tha se është trefishuar shuma e ndarë për barna falas për pensionistët në vlerë mbi 40 milion Euro, bizneset kanë përfituar grante në vlerë 100 milion Euro, fermerët kamenicas janë subvencionuar me serra dhe motokultivatorë në vlerë mbi 128 milion Euro, ka vazhduar subvencionimi i Klubeve sportive, OJQ-ve dhe rinisë në vlerë 90 mijë Euro, është formuar pako Baby Box për fëmijët e porsalindur, si dhe nënshkrimin e Kontratës Sociale në bashkëpubnim me USAID.
Kurse pjesë e prezantimit të tij ishin edhe disa nga arritjet për fëmijët e nxënësit siç janë: kontrollat sistematike shëndetësore në shkolla, mbulimin e shpenzimeve për mbrëmjen e maturës dhe ekskurzionit në Shqipëri, ekskurzioni në Roma të Italisë për maturantët e dalluar, Parku Teknologjik ku Cactus Education është partner zyrtar, pajisja e nxënësve të shkollave me uniforma të reja, puna praktike me pagesë për të rinjtë, themelimi i Ndërmarrjes Publike “Dardana”, Kamenica fituese e çmimit “Kampione e Gjelbër e Ballkanit Perendimor, Buletini komunal për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, si dhe matjen e fundit ku Kamenica vazhdon të jetë në 5 vendet e para të komunave për transparencë.
Pas prezantimit të punëve nga Kryetari Rahimaj, është hapur debati për pyetje dhe komente nga të pranishmit, mirëpo pasi që nuk kishte pyetje, Kryetari Rahimaj duke falendëruar të gjithë për pjesëmarrjen ka mbyllur këtë takim duke thënë se angazhimi i tij për qytetarët do të vazhdoj edhe më shumë me punë në mënyrë që të përmirësohet jetesa e tyre. /2LONLINE/