Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Raiffeisen Bank Kosova dhe Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dhe me qëllim të promovimit të produkteve të reja bankare të Raiffeisen Bank tek bizneset e rajonit të Gjilanit, avokati Arsim Vranovci si President i GRBC-së dhe njëherazi President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri (SMKA), bëri thirrje tek bizneset e rajonit të Gjilanit për organizimin e këtij takimi informativ si vazhdimësi e punës së Këshillit të Bizneseve në promovim të zhvillimit ekonomik lokal.
Ky takim kishte një pjesëmarrje të kënaqshme të bizneseve nga rajoni i Gjilanit, ku sot në Hotel Astoria në Gjilan u prezantuan produktet dhe risitë që Raiffeisen Bank ofron për bizneset. Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank Kosova, Agron Gashi, Megzon Nela, dhe Selim Qerimi prezantuan produktet e bankës që ata përfaqësojnë dhe kishte një diskutim pyetje përgjigje ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të bankës.
Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank mbetën të kënaqur nga pjesëmarrja dhe interesimi i bizneseve të rajonit të Gjilanit dhe për më tepër ishin të impresionuar nga puna që Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) po bën, pa asnjë shpërblim, organizim i shkëlqyer për hir të promovimit të biznesit në këtë rajon.
Ndërsa, Presidenti i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), pas ceremonisë për mediat shtoi se, “Kur u themelua Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), pak kush besonte se do të funksionalizohej, duke i parë që iniciativat në përgjithësi në Kosovë bëhen dhe lihen gjysmake dhe nuk zhvillojnë aktivitete, kurse Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) sa vie dhe po i shton anëtarët dhe aktivitetet e veta pa asnjë implikim finanicar, me resurset vetanake të bizneseve anëtare të Këshillit”, transmeton Gjilani.info.
Takimin e përmbylli Avokati Arsim Vranovci duke falënderuar bizneset dhe Raiffeisen-in për prezantimin e produkteve të tyre dhe i bëri thirrje bizneseve të rajonit të Gjilanit që të vazhdojnë të jenë aktive dhe marrin pjesë në takime, me qëllim të avancimit të bizneseve të rajonit të Gjilanit. /2LONLINE/