Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Kamenicës, së bashku me organizatën joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” ( IADK), kanë mbajtur një sesion informues për promovimin e programit për praktikë për të rinjtë.
IADK është në proces të zbatimit të projektit “ Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësise”, i cili sesion ky që ka për qëllim integrimin e të rinjëve në tregun aktiv të punës, si dhe rritjën e mundësisë për anagazhimin e të rinjëve në tregun e punës përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.
Në fokus ky projekt ka të synuara dy grupe të të rinjëve:
– të rinjtë e zonave rurale të cilët nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e lartë, e që merren apo kanë potencional për t’u marrë me aktivitete bujqësore, dhe
– të rinjtë që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.
Në grupin e parë 320 të rinjtë kanë mundësi trajnime teorike dhe praktike në fushën e bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore. Kurse në grupin e dytë 30 të rinjë/student do t’u mundësohet përfundimi i punës praktike dukë avancuar njohuritë profesionale dhe duke pasur mundësi për qasje në tregun e punës.
Ky grant është financuar nga projekti “ Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”, e cila është e financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe është e menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Ky projekt do të zbatohet në 10 Komuna të Kosovës: Mitrovicë, Istog, Drenas, Podujevë, Viti, Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë dhe Zubin Potok.