DYLON

Kur ajo t’kërkon mësim e ndihmë!

Kur ajo t’kërkon mësim e ndihmë!
Avatar photo Redaksia

Kur ajo kërkon njohuri e mësim prej teje
Banu i mirë e jepja këto
Se për kta je i thirt
Mos u ban i paftyrë
Me ngacmu
Mendja saj mun me kan e lehtë
E bjen shpejtë preh e provokimeve tuja
Aman mos u ban kaq i ligë
Se ajo tu asht besu si çika jote
E ti kshyre si të tillë

Nji ditë kur nuk ndihet mirë
E ka nevojë për ndihmën tande
Banu i mirë e ndihmoje
Mos u ban përbindsh
E me ja hap plagët edhe ma shumë
Ajo boll asht e plagosun
Punën tande t’shenjtë bane ashtu siç je betu
Mos e vesh mantilin e bardhë nëse e ki nji zemer t’zezë e t’flliqur
Mos e vesh atë teshë të shenjtë
E mos u ban njollë e keqe e këtij drejtimi human, bishë

EkoHigjiena

Problemin që e ka, ajo po vjen me shtjellu e me bisedu me ty?
A e din pse?
Se n’mendjen e saj ti je personi që ki me ja gjet zgjidhjen
Ajo nuk mendon qe pikërisht ti ki me shti problemeve edhe ma tepër
Nuk asht ashtu siç je ti, i pistë, shfrytëzues
Ajo beson hala në uniformën tande
Beson që ti je i mirë
E ti banu i tillë, ashtu siç të sheh ajo
Mos u ban egërsinë, me shfrytzu gjendjen e saj
Bane punën tande me nderë, ashtu siç je betu
Mos u ban pikërisht ti shkaktari që ajo ka me pas edhe ma shumë probleme
I neveritshëm.

Doruntinë F. Ferati

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.