Mbahet punëtoria regjionale e Hub-it UBP për Kosovë dhe Shqipëri. Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ishin zyrtarët e lartë të ndërmarrjes Hidromorava në Gjilan, Zyrtarja e Lartë për Financa, Merita Xhelili, Menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, dhe Menaxheri i Divizionit Komercial, Valon Maliqi
Punëtoria Regjionale ka për qëllim të mbledhë shërbimet pjesëmarrëse, përfshirë ujësjellësit nga Kosova dhe Shqipëria, në ambientin e Hub-it UBP për Kosovën dhe Shqipërinë.
Kjo ngjarje është shans i shkëlqyer për të shkëmbyer rezultatet e krahasimit të shërbimeve, diskutuar praktikat më të mira dhe forcuar rrjetëzimin ndërmjet palëve të ndërlidhura.
“Ne shpresojmë që kjo Punëtori të ndihmojë në ndërtimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në fushën e ujësjellësit në këto dy vende”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës. /2LONLINE/