Është hapur punëtoria UPSHIFT me ndikim social në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, foli në emër të kryetarit, Alban Hyseni, ku falenderoi për bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
Ajo, gjithashtu i përgëzoi dhe i uroi suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës të shkollave të komunës sonë për idet e tyre kreative, gjegjësisht ngritjes së shkathtësive në ndërmarrësi dhe inovacion.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se përveç trajtimit të temave të ndryshme jashtëzakonisht mbresëlënëse, shkëmbimit të ideve, aty kishin mundësinë e gjithëpërfshirjes e poashtu edhe socializimit e njohjeve të reja.
“Ju lumtë, ju gjenerata të ndritshme të shoqërisë”, tha Leonora Morina Bunjaku. /2LONLINE/