DYLON

Validohen kompanitë në ushtrimin fushor “Arow Wolf 24”

Validohen kompanitë në ushtrimin fushor “Arow Wolf 24”
Avatar photo Redaksia

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë(R3K) së Forcave Tokësore ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor ‘’Arow Wolf 24’’ që kishte qëllim validimin e kompanive të regjimentit, njofton FSK.

Në kuadër të ushtrimit janë kryer operacione në nivel togu dhe kompanie, operacione sulmi, mbrojtje dhe stabiliteti.

EkoHigjiena

Gjatë realizimit të ushtrimit janë arritur të gjitha objektivat e ushtrimit, testimi dhe validimi i kompanive duke realizuar stërvitje me municion real dhe përdorim i të gjitha sistemeve të armatimit të cilat janë në organikën e kompanisë së këmbësorisë, gjithashtu është testuar ofrimi i qëndrueshmërisë fushore me transport, mirëmbajtje dhe mundësimin e mbështetjes mjekësore në operacionet luftarake. /2LONLINE/