Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka organizuar mbajtjen e provimit me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë. Ky proces u mbajt në ambientet e Universitetit të Prishtinës të Fakultetit Juridik.
Procesin e kanë mbështetur anëtarët e Komisionit përzgjedhës për vlerësimin e kandidatëve për certifikimin e përkthyeseve dhe interpretëve gjyqësorë si dhe stafi mbështetës i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK).
Provimi u mbajt për kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik për certifikimin dhe emërimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë për çiftet e gjuhëve:
- Shqip – Serbisht dhe anasjelltas;
- Shqip – Anglisht dhe anasjelltas;
- Serbisht – Anglisht dhe anasjelltas;
- Shqip – Turqisht dhe anasjelltas;
- Shqip – Gjermanisht dhe anasjelltas;
- Shqip – Frëngjisht dhe anasjelltas dhe
- Shqip – Italisht dhe anasjelltas.
Këtë proces, e monitoruan përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE dhe Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën i Bashkimit Evropian – Projekti EUKOJUST, me ç’rast KGJK falënderon monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre të dhënë edhe në këtë proces. /2LONLINE/