DYLON

Azemi i AAK-së kritik ndaj pushtetit për qasjen ndaj bizneseve dhe bashkatdhetarëve

Azemi i AAK-së kritik ndaj pushtetit për qasjen ndaj bizneseve dhe bashkatdhetarëve
Avatar photo Redaksia

“E papranueshme që të pamundësohet ndalja e veturave për 3 minuta në rrugën “Abdullah Tahiri”, nga ish-kadastri në Gjilan e deri tek rruga e Malishevës. Kjo vetëm në njërën anë në drejtim të Bujanocit, por jo edhe në anën tjetër. Kjo pengesë i mbytë bizneset që ndodhen skaj kësaj rruge, sepse pamundësia për tu ndalur për 3 minuta veturat i dobëson jashtëzakonisht bizneset”, thotë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Sipas tij, po ashtu, kur bashkudhëtarët janë në Kosovë, gastronomisë duhet t’i mundësohet puna deri ora 24:00, për lokalet brenda qytetit.

EkoHigjiena

“Vendlindja duhet të jetë interesante për rininë e diasporës sonë. Komuna nuk duhet të bëhet arsye që ata ose të mos vijnë fare në pushime, ose të vijnë e ato t’i kalojnë diku tjetër. Kosova duhet të jetë sa më tërheqëse për bashkatdhetarët tanë, sepse janë ata ndër më meritorët për lirinë, krijimin dhe ndërtimin e shtetit”, thotë Azemi i AAK-së.  /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.