Është mbajtur sot mbledhja tretë e rregullt e Komiteti për Politikë dhe Financa, ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, mes tyre është diskutuar për Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2018.
Drejtori për Financa , Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, duke raportuar rreth kësaj pike, ka bërë të ditur se për periudhën Janar-Mars 2018, mjete të zotuara kanë qenë 2 milion e 584 mijë euro, ndërkaq janë shpenzuar 2 mil. 186 mijë euro, që shprehur në përqindje, buxheti komunal është shpenzuar për 84.99 %.
Duke folur për të hyrat vetanake për këtë tre mujor janë 161.716 euro dhe shkalla e inkasimit të kësaj periudhe me atë të vitit të kaluar është më e ulët për 9.504.72 euro. Gjithashtu, në këtë mbledhje është shqyrtuar Propozim Rregullorja për kompetencat, përgjegjësit dhe punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, Propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, në këtë mbledhje kanë shqyrtuar edhe Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratim të Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2018, si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ambulanten shëndetësore në fshatin Remnik dhe fshatin Sllatine e Epërme.
Nga Drejtoria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, u dha një informatë rreth mbarëvajtjes së Manifestimit “Flakadani i Karadakut” edicioni XVII 21-26 Mars 2018 , ndërkohë që u raportua nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit mbi vlerësimin e kushteve për dhënien e pëlqimit për leje ndërtimi .