Arifi takim me ambasadorin amerikan në Beograd, sfidon Këshillin Kombëtar Shqiptar!

Arifi takim me ambasadorin amerikan në Beograd, sfidon Këshillin Kombëtar Shqiptar!

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se realizoi takime të ndryshme me faktorin kombëtar dhe ndërkombëtar në Beograd gatë kësaj jave.

Ai përmes një njoftimi duke folur për takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott është shprehur se ka marrë përkrahje për tekstete shkollore, shkruan Titulli.com.

“Ambasadori Amerikan edhe njëherë shprehi gatishmërinë e tij per të ecur përpara zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore për nxënësit e shkollave. Ai premtoi se do të beje te pamundurën që vitin e ardhshëm shkollor nxënësit shqiptarë te Luginës së Preshevës do ta fillojnë me tekste të reja mësimore në gjuhën shqipe. Gjithsej 42 tekste shkollore që të inkorporohen në plan programin mësimorë”, ka thënë Arifi.

Lidhur me tekstet shkollore në gjuhën shqipe Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni përgjegjës që duhet të merret me këtë problematikë ndërsa me këtë rast Arifi po bënë përpjekje të sfidojë këtë isntitucion me çështjen e librave shkollorë.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE