Në Kamenicë, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin anëtarët KKSB-së, Togeri Suad Murati, Shef i Njësisë së Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjilan, përfaqësues të FSK-së dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Informatë për Sigurinë në Komunën e Kamenicës;
3.Dita ndërkombëtare kundër trafikimit me qenie njerëzore, dhe
4. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Liridon Kastrati i cili ishte i angazhuar në vend të Kryesusit të KKSB-së, Kryetait Rahimaj.
Pas hapjes së mbledhjes Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, ka folur për Sigurinë në Komunën e Kamenicës, duke thënë se Policia është e angazhuar për të parandaluar të gjitha rastet që prishin qetësinë dhe rendin publik.
Lidhur me Ditën Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati ka thënë se si Njësi janë duke u angazhuar në vetëdijësimin e qytetarëve për parandalimin e trafikimit me qenie njerëore. Ajo thekësoi së kanë shpërndarë disa fletushka lidhur me rëndësinë e lajmërimit të trafikimit të qenieve njerëzore.
Në këtë takim u shfaq edhe një video-spot për rëndësinë e parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore. /2LONLINE/