Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”- SH.A. në Gjilan, Ymer Salihu, ka pritur në takim Bordin e Drejtorëve të KRU “Hidromorava”- SH.A në Gjilan.
Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi Habil Zeqiri, me pjesëmarrje të menaxhmentit të lartë të Kompanisë si dhe të anëtarëve tjerë të Bordit, Arban Hoxha, Linda Fazliu, Ferdane Tahiri Sylejmani si dhe Fillorete Gashi Sadiku.
Gjatë takimit janë diskutuar një sërë pikash me rëndësi të veçantë rreth veprimtarisë së Kompanisë si dhe rreth shërbimit të mirëfilltë ndaj konsumatorëve.
Ndër pikat kryesore që jane zhvilluar gjatë takimit janë;
-Plani i veprimit për ujin e pafaturuar (UPF) ,
-plani i veprimit për borxhet që kanë konsumatorët ndaj kompanisë Hidromorava, si dhe
– shqyrtimi për disa projekte që janë në procese të implementimit, ndër to me rëndësi të veçantë është projekti për trajtimin e ujërave të zeza dhe impiantit në komunën e Gjilanit. /2LONLINE/