• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 26 Maj, 2023 4 min
 Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit, e ka ndërprerë sërish seancën e sotme, pas diskutimit për anulimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i ka arsyetuar drejtori për Urbanizëm, Ali Arifi.

“Fjala është për tri vendime të konstatuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si të paligjshme e pa i përfilluar procedurat në planifikim hapësinor”, ka thënë Arifi. Shfuqizimin e këtyre vendimeve e ka kundërshtuar opozita (LDK), me arsyetimin se nuk ka asnjë arsye për t’i anuluar dhe se, sipas tyre, nuk kanë kaluar në Komitetin për Planifikim Hapësinor dhe në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Paraprakisht, duke u përgjigjur pyetjeve të asambleistëve të opozitës, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se palestra në Zhegër ka qenë vetëm një skelet i betonit, ku gjysma e tribunave s’kanë qenë të pëfunduara.

“Deri tash kemi përfunduar pjesën e ndërtimit të vrazhdë, pjesa e betonit ka përfunduar, tash jemi te faza e përfundimit të kulmit, për të vazhduar me fazën e suvatimit. Në momentin që po flasim, kapriatat e hekurit janë duke u përfunduar në fabrikë. Për këtë periudhë prej një vit e gjysmë kemi përfunduar më shumë punë se që është punuar në gjashtë vitet e kaluara në këtë palestër”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, kryetari Hyseni tha se shuma e përkrahjes së klubeve sportive nuk ka qenë asnjëherë më e lartë se në këto dy vitet e fundit të qeverisjes së tij.

Pos shfuqizimit të tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore, në këtë seancë ka qenë e paraparë që të diskutohet dhe miratohet edhe Plani Komunal per Integritet 2023/2027, Projekt Statuti i Teatrit të Qytetit, Projekt Statuti i Galerisë së Arteve, Projekt Rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit të Qytetit, Projekt Rregullorja për punën e Këshillit Drejtues të Teatrit të Qytetit e Projekt Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2020-2024.

Po ashtu, në këtë mbledhje ishte e paraparë të diskutohet dhe miratohet edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për subvencionimin e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve me pronare gra, bizneseve Start Up për të rinj dhe praktikantëve, sikurse edhe propozim vendimi për zgjerimin e veprimtarisë në kuadër të NPL Tregu, në fushën e mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, tha se mbledhja e pestë shtyhet për një datë tjetër, për të cilën publiku do të njoftohet me kohë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan kuorumi Kuvendi Komunal i Gjilanit rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com