Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava” Gjilan, u shqyrtua performanca e Kompanisë për muajin dhjetor 2023. Pas një analize të hollësishme dhe diskutimeve, raporti mujor u miratua nga Bordi.
Në vazhdim, Kryeshefi Ekzekutiv Ymer Salihu prezantoi projektet e planifikuara për vitin 2024, të cilat do të realizohen në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Ministrinë e Ekonomisë. Ky informacion u vlerësua nga Bordi.
Gjatë mbledhjes, u diskutua gjithashtu për çështje të tjera që lidhen me veprimet e ndërmarra në KRU Hidromorava për përmirësimin e vazhdueshëm të furnizimit me ujë dhe shërbimeve të tjera për konsumatorët.
Diskutimet u fokusuan në masat që do të ndërmerren për të siguruar cilësi të lartë dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve.
Në përputhje me këtë, u vendos që të vazhdohet me punën në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të KRU Hidromorava, duke përfshirë realizimin e projekteve të planifikuara për të ardhmen dhe veprimet e nevojshme për të adresuar çështjet aktuale, thuhet në njofitmi ne kësaj Kompnie. /2LONLINE/