Komisioni i formuar për të realizuar aksionin “Për një Kamenicë të Pastër”, ka mbajtur sot një takim, ku është diskutuar për ndarjen e punëve lidhur me aksionin që do të mbahet të premtën për pastrimin e ambientit në Komunën e Kamenicës.
Koordinatori i këtij komisioni, Zotrim Kastrati njëherësh drejtor në Drejtorinë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, ka thënë se ky aksion do të fillojë të premten më 22 Prill nga ora 10:00 deri në orën 12:00, dhe do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim deri më 24 Maj.
Ndërsa udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave në DSHPAI, Hysen Jerliu, ka sqaruar në detaje se si do të zhvillohet aksioni.
Sipas tij zhvillimi i këtij aksioni ka për qëllim pastrimin e mjedisit jetësor në territorin e Komunës së Kamenicës dhe mblejllejn e drunjëve dekorativ, duke shërbyer kjo edhe si fushatë e vetëdijësimit për qytetarët e të gjitha komuniteteve.
Hyseni ka treguar punët dhe detyrat për secilën drejtori dhe sektor, i cili do të ketë rol kyq në këtë ditë.
Lidhur me aksionin “Për një Kamenicë të pastër”, ai ka thënë se do të angazhohen zyrtarët komunal, qytetarët, nxënësit, si dhe OJQ-të e ndryshme.
Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje të gjithë Kryetarëve të Këshillave Lokale t’i përgjigjen këtij aksioni, ndërsa pronarët e lokaleve afariste në qytet dhe vendbanimet rurale janë të obliguar që para objekteve të tyre të bëjnë pastrimin e hapësirave.
Poashtu nga nesër mund të vini në Drejtorinë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat që të furnizoheni me thasë dhe pajisje tjera të nevojshme të cilat ndihmojnë që ky aksion për pastrimin e Komunës së Kamenicës të përfundoj me sukses.
Në këtë takim kanë marr pjesë anëtarët e komisionit si: Drejtori i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati njëherësh koordinator i këtij komisioni, udhëheqësi i sektorit të mbeturinave në DSHPAI, Hysen Jerliu, zyrtari i DSHPAI-së Musah Ismajli, inspektori i DSHPAI-së Ibrahim Kastrati, zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Visar Krasniqi, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Kujtim Kallaba, zyrtarja nga DMSH Florentina Kryeziu, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina, zyrtari nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Petrit Matoshi, zyrtari nga QKMF Ahmeti Sylaj, Shejnaze Masurica nga kompania Ecohigjiena si dhe shefi i kabinetit të kryetarit Vaxhid Rexhepaj. /2LONLINE/