DYLON

Gjykata e dënon me pesë mijë euro zyrtarin e Komunës së Kllokotit  

Gjykata e dënon me pesë mijë euro zyrtarin e Komunës së Kllokotit  
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. E..

I akuzuari në muajin janar të vitit 2018, në fshatin Pozhoran, Komuna e Vitisë, si person zyrtar – këshilltar i Kryetarit të Komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe Komunën e Kllokotit dhe shkaktimit të dëmit operatorit ekonomik “NTP Blina”, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që shkon tek operatori në fjalë dhe kërkon inventar për objektin e Komunës së Kllokotit dhe me të njëjtin arrin marrëveshje verbale dhe i premton se me vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna, të cilin inventar e vendos në objektin e ri të komunës, ndërsa komuna nuk e kryen obligimin pasi që nuk janë përfillur procedurat e prokurimit dhe kjo pagesë nuk është kryer, me këtë i është shkaktuar dëm operatorit ekonomik në vlerë 4.460 Euro.

EkoHigjiena

Me këto veprime, i akuzuari A. E. ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve të akuzuarin e shpall fajtor dhe e dënon në kohëzgjatje prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë burgim.

Me propozim të akuzuarit, dënimi i shqiptuar me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5.000 (pesë mijë) Euro.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.