Çiklistë të shumtë nga gjithë Kosova kanë marrë sot pjesë në maratonën humanitare të Çiklizmit “Nënë Tereza 2017” me moton: “Shtegtim i vogël dashuri e madhe”.
Shetgëtimi ka filluar nga fshati Letnicë e Vitisë pasi që nga ky fshat, Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë kishte ndier thirrjen që të filloj misionin e saj për paqe dhe dashuri në botë.
Kurse shtegëtimi ka përfunduar me arritjën e çiklistëve në Kadetralën e Prishtinës dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.
Kurse me rastin e fillimit të kësaj maratone, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka përshëndetur çiklistët të cilët u nisën nga kjo komunë duke potencuar se përmes kësaj maratone ata nderojnë humanizminë e Nënës Terezë.