Krenaria e kombit shqiptar-Kthimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë

Krenaria e kombit shqiptar-Kthimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë

Kur trojet arbërore (shqiptare) u pushtuan nga ushtria otomane, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte 9 (nëntë) vjeçar. Ai së bashku me tre vëllezërit e tij u muarr peng nga Sulltani, ku ai si fëmijë, rininë e kaloi në shkollat ushtarake të Sulltanit në Edrene.

Shkruan: Sami ARIFI

Vëllezërit e tij i kishte ekzekutuar në forma më barbare nga Sulltani. Sulltanët ishin të pamëshirshëm, nëse vdiste Sulltani, posti i tij ishte trashëgmi, që zakonisht e merrte këtë titull djali i tij, poqese ishin dy e më tepër vëllezër (bijtë e Sulltanit), ai vëlla që merrte titullin Sulltan, u heqte kokën së pari vëllezërve të tyre, kështu bëri edhe Sulltan Selimi.

Për kthimin e Skënderbeut në atdhe ishte rasti më i përshtatshëm kur ushtria otomane u thya keq nga ushtria e Hungarisë nën udhëheqjen e Janosh Huniadit në fund të vitit 1943. Pra, vendi i luftës ishte “Beteja e Komovicës” afër Nishit, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u largua nga ushtria osmane me 300 (treqintë) kalorsë të racës së tij dhe u kthye në atdhe.

Ai më 28 nëntor të vitit 1443 ngriti flamurin kombëtar në Kështjellën e Krujës që në poppull njihet nëntori i parë i flamurit, e pastaj ngriti flamurin në Kështjellën e Sfetigradit në Dibër, Kështjellën e Petrelës në Tiranë, Shelishit në Mat e kështu me radhë. Për të forcuar unitetin në mes të racës së tij, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizoi “Besëlidhjen e Arbrit” në Lezhë, që ndryshe njihet si “Besëlidhja e Lezhës” më 2 mars të vitit 1444 në Lezhë.

Vendimet unanime në Kuvendin e Lezhës ishin: Skënderbeu të jetë komandant i ushtrisë së arbrit, që kishte 8.000 ushtar, me vullnetar të përkohëshëm arrinte numrin 15.000 deri 20.000. Fitorja e parë e ushtrisë së arbërit (shqiptare) ishte beteja në qershor të vitit 1444 në “Fushën e Torivollit”, pra, në Dibrën e Poshtëme. Pra, me të futur në luftë repartet rezervë të Vrano Kontit u shpartallua ushtria osmane.

Beteja e dytë u zhvillua më 1445/46, në Dibër e Mokër, pastaj më 1447 për Kështjellën e Dejës afër Shkodrës, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me ushtrinë e tij u gjend në luftë të dyfisht për tokën e arbërit (tokën shqiptare), pra, me venedikasit dhe me osmanet, ku luftoi në dy frontet dhe arriti ta fitoj betejen kundër venedikasëve dhe osmanëve.

Beteja e tretë u zhvillua më 1448, ku ushtrinë osmane e udhëhoqi vet Sulltan Murati i II-të. Ushtria osmane kishin rrethuar Kështjellën e Sfetigradit në Dibër, ku pas dy muaj luftimesh në mes ushtrisë së arbërit dhe asaj osmane kështjella u shkatrrua krejtsisht, osmanet u detyruan të tërhiqeshin nga kishin ardhur, ndërsa arbërit (shqiptarët) ndërtuan kështjellën e re në Modricë, pra, ndërtuanë “Kështjellën e Modricës”.

Fitoret e mëdha para Krujës

Rrethimi i parë i Krujës u bë në vitin 1450 nga vet Sulltan Murati i II-të me 100.000 ushtarë, ku përball kishte Skënderbeun me 8.000 (tetë mijë) luftëtar që vepronin jashtë kështjellës, ndërsa brenda kështjellës Skënderbeu kishte caktuar Vrano Kontin me 1.500 luftëtar. Rrethimi i Krujës zgjati gjatë muajve korrik-tetor. Sulltan Murati i II-të pos që la në ushtrin e vet me mijëra e mijëra të vdekur u kthye i mposhtur nga kishte ardhë.

Rrethimi i dytë i Krujës u bë në vitin 1466, nga djali i Sulltan Muratit të II-të, pra, nga Sulltan Mehmeti i II-të me ushtri në numër prej 150.000 ushtarësh, ku përballë jashtë kështjellës kishte Skënderbeun me numër të luftëtarëve si në rrethimin e parë të kështjellës, por që në këtë rrethim të Krujës në brendi të kështjellës, pra, Skënderbeu kishte caktuar Tanush Topinë. Prap ushtria osmane pësoi humbje të mëdha në njerzë dhe në materjal luftarak. Ajo u detyrua, prap, të kthehej nga kishte ardhurë.

Rrethimi i tretë i Krujës u bë në vitin 1467 nga Sulltan Mehmeti i II-të me ushtrinë e tij tashmë të zmadhuar në numër prej 200.000 ushtarës, prap u mposhtë përballë luftëtarëve të arbërit (shqiptarë) të udhëhequr nga heroi ynë kombëtarë i pa mposhtur në beteja, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Skënderbeu vdiqë më 17 janar të vitit 1468, dhe u vorros në Kishën e Shën Kollit në Lezhë. Ai i tregoj botës se qyterimi arrihet me lirinë e çdo etnije, duke qenë përmes heroizmit raca e tij e lirë, që përmes tij, u pengua robërimi edhe në popuj (etni) e të tjerëve. Pra, liria e popujve të Evropës, u mësua dhe u mundësua nga Skënderbeu dhe u dha rasti këtyre vendeve të bëhet të qytetruara. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte inkurajim i heroizmit, jo vetëm i etnisë sonë, por edhe i gjithë popujëve të Evropës, dhe njëherit edhe ndihmesë e tyre për liri.

Rrethimi i katër i Krujës u bë më 17 qershor të vitit 1478, do me thënë 10 (dhjetë) vjet pas vdekjes së Skënderbeut, edhe se raca e Skënderbeut (e arbërit e shqipes) u mundë, ajo su dorëzua asnjëherë në luftë me ata që deshën t’i mohojnë shqiptarëve gjuhën, simbollet, lirinë dhe heronjtë e tyre kombëtar. Shqipëtarët janë të denjë t’i konsiderojnë gjithëherë armiq ata që mundohen të tjetërsojnë, në shërbim të të huajve; heronjtë, gjuhën dhe simbolet e tyre kombëtare.

Kombi ka shumë elemente, pra, për shqiptarin që e quajnë vehtën shqiptar, kombi i tyre është raca, pra gjeneza e tij, gjuha, gjaku, traditat, zakonet, doket, veshëmbathja, shtroja, mbuloja, pra, e gjithë kjo quhet atheu i tyre. Me kultivimin e gjuhës shqipe, zgjërohet të folurit e saj, zgjerohët territori kah ishin stërgjyshërit e tyre, forcohet kombi, ndërsa me stërkeqëjen e gjuhës së shqipeve t’kurret (ngushtohet) teritori i tyre.

Heronjtë kombëtar do të ishin në pjedestalin më të lartësuar dhe të nderuar, atëherë, dhe vetëm atëherë, kur shtetasit udhëheqin shtetin, e jo pushtetasit të udhëheqin pushtetin. Pra, kur shtetasit udhëheqin shtetin kombëtar, heronjtë kombëtar shqiptar pa dallim në konfesionin që kishin nëpër kohë, do të jenë në pjedestalin më të lartë të respektit, nderit dhe krenarisë sonë.

Konfesioni është vetëm një element, besimi , bindja që mundë të ndjehët në brendinë e tij çdo individi (shqiptar) i lirë pa krijuar në racën e tyre hamendje.

KOMENTE