/2L ONLINE/ – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike në qytetin e Gjilanit ka organizuar “Konferencën së V-të Shkencore Rajonale” me temë: “Rëndësia e MSA dhe liberalizimit te vizave për rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”.
Konferenca filloi me një ceremoni të cilën e ka organizuar ISLD dhe të pranishëm ishin: punëtorët shkencor, intelektual të rajonit, udhëheqës të institucioneve publike, profesorë, artistë, ekspertë të fushës së integrimeve, shoqëria civile, student dhe qytetarë të komunës së Gjilanit dhe të pesë shteteve të Ballkanit (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë).
Konferencën e shpalli të hapur Flamur Hyseni – Kryetar i ISLD duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë punëtorëve shkencor me qëllim që të ketë një debat dhe shkëmbim të koncepteve bashkëkohore të qështjes së integrimeve në BE dhe liberalizimit të vizave.
Kryetari i ISLD-së Hyseni falënderoi kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për mbështetjen e parezerve që po i jep zhvillimit të shkencës dhe jetës akademike në përgjithësi duke I mbështetur konferencat e tilla shkencore, poashtu falënderoi Fondacionin Gjerman “Fridrih Ebert Stifutng” në Prishtinë, stafin e ISLD dhe gjithë punëtorët shkencor të pranishëm.
Para të pranishmëve me një fjalë rasti u paraqit Lutfi Haziri – Kryetar i Komunës së Gjilanit, i cili falënderoi organizatorin dhe përshëndeti të pranishmit dhe po ashtu potencoi se tema e konferencës është e mirëseardhur dhe shumë e qëlluar ngase kemi një korrelacion mes asaj që po bisedojmë këtu sot dhe jetës aktuale në vendin tonë. Kryetari Haziri para të pranishmëve tha se MSA dhe liberalizimi i vizave janë dy sfida të cilat do të tejkalohen në mënyrën me të mirë të mundshme nga ana e institucioneve tona dhe njëherit tha se Gjilani është një udhëkryq për rajonin se gjendet në trekëndëshin e integrimeve që njihet edhe si “Këmba e pulës” dhe se është në pjesën ku BE e ka të cilësuar si mikroregjion integrues në BE.
Profesori universitar Prof.Dr. Sadik Rashiti tha se kjo temë e prek qenien e njeriut dhe se të debatosh në aspektin shkencor dhe akademik për këtë temë është një ndjenjë e veçantë. Ai tha se: “BE-ja është një rezervuar i madh politik, social, ekonomik, e juridik”, ndërsa për Marëveshjen e Stabilizim Asocimit tha se: “MSA është një sistem i postulacioneve integruese”.
Para të pranishmëve foli edhe profesori Besfort Rrecaj i cili tha se MSA përveç se është një marrëveshje mes dy palëve BE-së dhe Kosovës, njëherit ajo në vete përmban edhe pjesën tregtare të saj që është një shpres për zhvillim ekonomik, ndërsa Prorektori i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan Prof.Dr. Dukagjin Leka tha se ne si shoqëri dhe shtet duhet të punojmë shumë që ti kalojmë të gjitha kriteret me të vetmin qëllim integrimin, sepse integrimi ynë në BE është I mirëseardhur.
Në përfundim të pjesës ceremoniale të pranishmëve iu drejtua edhe Sekretari I ISLD-së dhe Sekretari I Revistës REFORMA z.Burim Haliti, I cili fillimisht foli për strukturën, kriteret dhe natyrën e punimeve të cilat janë të botuar në nr. 4/2016 të Revistës Shkencore REFORMA dhe i cili numër del si rezultat i kësaj konference. Ai po ashtu tha se tema e konferencës është shumë specifike dhe e ndjeshme sepse prek realitetin e sotëm. Sipas tij: “MSA është një shpresë për ne në kuptim të zhvillimit të përgjithshëm, por duhet të kemi kujdes sepse në aspektin ekonomik mund të kemi ngecje apo ngulfatje të biznesit vendor sepse tani më janë të barabarta me bizneset e BE-së”, ndërsa për “Liberalizimin e vizave ai tha se duhet të ju bëjmë me dije BE-së që pasi që ne i kemi plotësuar kriteret dhe standardet për liberalizim, ti heqin vizat për qytetarët e Kosovës dhe të mos e kushtëzojnë këtë me kritere politike siq janë stabiliteti i brendshëm politik dhe fqinjësia e mirë me shtetet rreth ne”.
Prezantimi i punimeve filloi në ora 11:00 dhe ka përfunduar rreth orës 18:00 pas një paraqitje të mirë dhe dinjitoze të punëtorëve shkencorë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali I Zi, Serbia dhe e veçanta e kësaj konference është se debati akademik dhe shkencor ka qenë në një nivel të lartë.
ISLD gjatë ditëve në vazhdim do të kujdeset që rekomandimet e punëtorëve shkencor rreth integrimeve të ju dergoj institucioneve të shteteve pjesëmarrëse në mënyrë që jeta akademike të ndikojë në përmirësimin e politikave integruese të BE-së.
Punimet e konferencës shkencore janë përcjellë nga një numër i madhe i intelektualëve, ekspertëve të integrimeve evropiane, bota akademike, student dhe qytetarë të shumtë. Donatorë të konferencës ishin: Fondacioni gjerman Fridrih Ebert Stiftung, Komuna e Gjilanit dhe ISLD.
ISLD premtoi se në mars të vitit 2017 do të vazhdojmë me konferencën e radhës. /2L ONLINE/