DYLON

Shëroni dhimbjen e kyçeve me lëkurë limoni

Avatar photo Redaksia

Limoni është një ndër frutat më të dobishme që përdoret për kurimin e shumë sëmundjeve. Ai përmban një numër të madh ushqyesish, si magnez, kalcium, kalium, acid folik, fosfor, pektin, biflavonoide, vitaminat B1, A, B6 dhe C.

Kombinimi i vlerave të tilla ushqimore parandalon shumë sëmundje dhe konsumimi i tij në mënyrë të rregullt do të ndihmojë në mirëfunksionimin e mëlçisë, stomakut, zorrëve dhe të gjithë sistemit imunitar.
Për më tepër, limoni shërben edhe si një qetësues shumë i mirë i dhimbjeve të kyçeve, lëkura e tij mban mikrobet larg dhe gjethet e tij trajtojnë temperaturën në mënyrë shumë efektive.

EkoHigjiena

Gjatë periudhës së shtatzënisë, kur keni të vjella, këshillohet të konsumoni një pije të përgatitur nga lëngu i limonit dhe uji. Kjo pije largon të vjellat dhe qetëson stomakun.

Lëkura e limonit është shumë e mirë për qetësimin e dhimbjeve të vazhdueshme të kyçeve.
Ja mënyra se si mund t’i përgatisni këtë kure:

Vendosni lëkurat e limonit në një kavanoz qelqi dhe më pas shtojini vaj ulliri. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu për 2 javë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, ai do të jetë gati për përdorim. Vajin mund ta aplikoni në vendin ku ndjeni shqetësime dhe lëreni ashtu për një natë.

Grijeni pjesën e verdhë të lëkurës së limonit dhe vendoseni në zonën problematike, lëreni atje për 2 orë. Në mënyrë që kura të ketë sa më shumë efekt, këshillohet që në të dyja metodat e sipërpërmendura të përdoret edhe fasho gjatë vendosjes së masës në vendin ku ndjeni shqetësime.

http://www.tetovasot.com/2016/09/sheroni-dhimbjen-e-kyceve-me-lekure-limoni/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.