Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike(ISLD) në qytetin e Gjilanit ka organizuar Konferencën e VI-të Shkencore Rajonale me temë:“Bashkëpunimi komunal rajonal në funksion të qeverisjes lokale moderne”.
Konferenca filloi me një ceremoni të cilën e ka organizuar ISLD dhe të pranishëm ishin: punëtorët shkencorë, intelektual të rajonit, udhëheqës të institucioneve publike, profesorë, artistë, ekspertë të fushës së qeverisjes lokale, shoqëria civile, student dhe qytetarë të komunës së Gjilanit dhe të pesë shteteve të Ballkanit (Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë).
Konferencën e shpalli të hapur Flamur Hyseni – Kryetar i ISLD-së, duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë punëtorëve shkencorë me qëllim që të ketë një debat dhe shkëmbim të koncepteve bashkëkohore të qështjes së qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit rajonal komunal.
Kryetari i ISLD-së Hyseni falënderoi Komunën e Gjilanit për mbështetjen e pa rezerve që po i jep zhvillimit të shkencës dhe jetës akademike në përgjithësi duke i mbështetur konferencat e tilla
shkencore, po ashtu falënderoi Fondacionin Gjerman “Fridrih Ebert Stifutng” në Prishtinë,
stafin e ISLD dhe gjithë punëtorët shkencor të pranishëm.
Para të pranishmëve me një fjalë rasti u paraqit Shqiprim Arifi ish – Kryetar i Komunës së
Preshevës, i cili potencoi se tema e konferencës është e mirëseardhur, shumë e qëlluar ngase kemi nevojë të debatimit të temave të tilla, posaçërisht për bashkëpunimin komunal rajonal.
Kryetari Arifi, para të pranishmëve tha se nivelet komunale në pesë shtetet e Ballkanit duhet ta ndërrojnë mentalitetin qeverisës dhe me urgjencë duhet të ndërhyjnë në modernizimin e shërbimeve
publike, të cilat janë shumë të domosdoshme për qytetarin.
– Profesori universitar Prof.Dr. Bejtush Gashi tha se kjo temë e prek drejtpërdrejt funksionimin e komunave, sepse qeverisja lokale përveç se ka impakt në fushat e tjera, po ashtu ka një dimension edhe të fushës së sigurisë e cila është nevojë imediate për të pasur bashkëpunim rajonal komunal.
Profesor Gashi, po ashtu potencoi se qeverisja lokale nuk ka vetëm karakter lokal, por edhe rajonal sepse, sa më shumë që të kemi bashkëpunime të tilla të komunave aq më shumë rritet siguria në këto komuna dhe krijohet një stabilitet i mirëfilltë i sigurisë jo vetëm në komunat e caktuara por në përgjithësi në rajon.
Në përfundim të pjesës ceremoniale të pranishmëve iu drejtua edhe Sekretari i ISLD-së
dhe Sekretari i Revistës REFORMA Burim Haliti, i cili fillimisht foli për strukturën,
kriteret dhe natyrën e punimeve të cilat janë të botuar në nr. 5/2017 të Revistës Shkencore
“REFORMA” dhe i cili numër ka dal si rezultat i punimeve të cilat janë prezantuar në këtë
konferencë.
Ai po ashtu tha se tema e konferencës është shumë delikate dhe e ndjeshme
sepse prek realitetin e sotëm.
Sipas tij: “Bashkëpunimi komunal rajonal është domosdoshmëri e funksionimit të mirëfilltë e qeverisjes lokale dhe se pa një profesionalizim të resurseve humane në nivelet lokale nuk mund të kemi stabilitet
qeverisës në nivelin qendror dhe rajonal”. Sipas Halitit, profesionalizimi i nivelit lokal të
qeverisjes nënkupton shpresë dhe dinjitet për qytetarin e asaj komune.
Ai po ashtu falënderoi të gjithë të pranishmit dhe ju dëshiroj prezantim të suksesshëm të punimeve dhe
debat të mirëfilltë akademik, shkencor dhe profesional.
Prezantimi ka përfunduar pas një paraqitje të mirë dhe dinjitoze të punëtorëve shkencorë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. E veçanta e kësaj konference është se debati akademik dhe shkencor ka qenë në një nivel të lartë dhe me një kohëzgjatje më të madhe për kandidatët në raport me konferencat e tjera të organizuar nga ISLD.
ISLD gjatë ditëve në vazhdim do të kujdeset që rekomandimet e punëtorëve shkencor rreth
bashkëpunimeve komunale të ju dërgoj institucioneve lokale të shteteve pjesëmarrëse në mënyrë
që jeta akademike të ndikojë në përmirësimin e politikave lokale në vendet e rajonit të Ballkanit.
Punimet e konferencës shkencore janë përcjellë nga një numër i madhe i intelektualëve,
ekspertëve të qeverisjes lokale, bota akademike, studentë, media dhe qytetarë të shumtë.
Donatorë të konferencës ishin: Fondacioni gjerman Fridrih Ebert Stiftung, Komuna e Gjilanit dhe
ISLD.
ISLD premtoi se në shtator të vitit 2017 do të vazhdojë me konferencën e radhës.