“Dëgjimin e parë publik me qytetarë, sot e mbajtëm në prezencën e shumë grave dhe OJQ-ve të Gjilanit për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit.
Më tej thuhet:
Para një numri të madh të grave, sot prezantuam draft planifikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për vitin 2023.
Gjatë këtij takimi u shtruan shumë kërkesa dhe propozim projekte për avancimin e gruas në secilën fushë dhe nga OJQ-të që ofrojnë shërbime të ndryshme për gratë, pensionistët, bizneset, si dhe për personat me aftësi të kufizuara.
Ne si drejtori për buxhet dhe financa do të analizojmë dhe shqyrtojmë mundësinë e përfshirjes së buxhetin komunal për vitin 2023, të disa nga kërkesat me prioritet për secilën kategori.
Synim i yni është përfshrija e barabartë e gjinisë femërore në planifikim, programim dhe realizim të buxhetit komunal për vitin e ardhshëm.
Falenderoj zyren për barazi gjinore, grupin jo formal të asambleisteve gra në Kuvendin Komunal, komitetin për barazi gjinore, OJQ-të, zyrtaret komunale si dhe donatorët për përkrahje të buxhetimit gjinor; OSBE, USAID dhe UN Women për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme në avancimin e shumë projekteve zhvillimore. /2LONLINE/