DYLON

Lirak Haziri shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

Lirak Haziri shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Lirak Haziri ka bërë me dije se ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, e cila është në procesin e brendshëm zgjedhor.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Të nderuar anëtarë e të dashur aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot dorëzova kandidaturën time për kryetar të RVV- Rinisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan.

Për Lëvizjen fillimisht kam dëgjuar qysh si fëmijë. Pas disa kohe mora vendimin që të jem pjesë e Lëvizjes, e për fat të mirë isha edhe pjesë e ndryshimit të madh me 14 shkurt. Unë në Lëvizje mësova shumë, në fillim u mirëprita nga aktivistët e ndihesha sikur në familjen time gjë për të cilën ju jam gjithmonë falenderues aktivistëve, e besoj që kjo duhet të vazhdoj edhe më tutje pa dallim funksionit brenda organizatës.

Aty u takova për herë të parë me aktivitetin politik, mësova se si ta shpreh bindjen time në realitet. Pastaj mësova rreth politikës në përgjithësi e rrjedhimisht mora edhe qëndrimet e para për problemet me të cilat ballafaqohet Republika dhe Qytetari i sajë. Mësova se sa e rëndësishme është puna grupore dhe çfarë rezultate mund të arrij ajo. Me një fjalë u formova në Lëvizje, por tani besoj që është koha të jap kontribut edhe më të madh në kuadër të Rinisë së kësaj Lëvizje.

Rinia është pjesa më e rëndësishme e çdo populli sepse ajo është e ardhmja, e njejta vlenë edhe për Lëvizjen e çdo organizatë tjetër politike, për këtë jam i vetëdijëshëm por edhe i gatshëm të marr përgjegjësi. Ne do të jemi forca e freskia e Lëvizjes në Gjilan e kudo në Republikë.

Përmes demokracisë së brendshme dhe parimit një anëtar një votë, ne si subjekt politik po zgjedhim organet drejtuese për mandatin e ri katër vjeçar.

Besimi juaj është forcë për mua si aktivist, ndërsa puna ime brenda organizatës do ta qojë në vend këtë besim.

Ju faleminderit !

Bashkë për Rininë e Lëvizjes